DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për kyçjen e 300 ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit në Hogosht

Nënshkruhet marrëveshja për kyçjen e 300 ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit në Hogosht
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e DSHPAIE-së, Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Hidromorava” Sh.A. Gjilan, Ymer Salihun si dhe Menaxherin e Njësisë së KRU “Hidromorava” në Kamenicë, Sherif Thaqin.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Rahimaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv Salihu kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për instalimin e kyçjeve shtëpiake në rrjetin e ujësjellësit për fshatin Hogosht.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është instalimi i kyçjeve shtëpiake në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e fshatit Hogosht, nga kompania e licencuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU).

Kryetari Kadri Rahimaj ka thënë se kjo marrëveshje përbën një hap shumë të rëndësishëm drejt përmirësimit të furnizimit me ujë për banorët e Hogoshtit.

“Bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU ‘Hidromorava’, Ymer Salihun, kemi nënshkruar marrëveshjen për instalimin e kyçjeve shtëpiake në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Hogosht. Në kuadër të këtij bashkëpunimi do të realizohet kyçja e 300 ekonomive familjare në rrjetin e ujësjellësit, në vlerë prej 80 mijë eurosh. Kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi të rëndësishëm që do t’u mundësojë banorëve të Hogoshtit qasje më të lehtë në shërbimin e ujësjellësit. Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të plotësuar nevojat e qytetarëve në secilin lokalitet”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Ymer Salihu, theksoi se kjo marrëveshje konfirmon bashkëpunimin e mirë me Komunën e Kamenicës, me synim përmirësimin e infrastrukturës ujore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.