DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc

Nënshkruhet marrëveshja për koalicionin në Bujanoc
Avatar photo Redaksia

Pas disa javë diskutimeve është arritur marrëveshja brenda 4 subjekteve shqiptare për të formuar shumicën në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit të cilët numërojnë 25 këshillëtarë, shkruan Titulli.com.

Në bazë të kësaj marrëveshje kryetari i komunës së Bujanocit do të jetë Nagip Arifi nga Partia Demokratike, kryetari i kuvendit nga radhët e PVD-së dhe zëvendës/kryetari i komunës nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Pjesë e kësaj marrëveshje nuk është Unioni Demokratik Shqiptar i cili ka fituar 1 mandat në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

Sipas marrëveshjes pozitat ndara për partnerin e mundshëm serb lokal nëse i bashkohet më vonë këtij koalicioni, subjekete politike shqiptare do të heqin dorë nga pozitat e tyre.

Deri në mbajtjen e seancës konstituive të kuvendit komunal mbtetet të shihet se a do t’i bashkohet këtij koalicioni edhe ndonje subjekt politik serb.

Vlen të theksohet se për arritjen e kësaj marrëveshje është angazhuar drejtë për drejtë Tirana zyrtare.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.