Sot, është nënshkruar marrëveshja për performancë për vitin 2019 në mes komunave të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Këto mjete prej 112.000 eurove do të përdoren për investime në sektorin e shëndetësisë.
Komuna e Vitisë në këtë takim është përfaqësuar nga zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili ka bërë nënshkrimin e marrëveshjes, si dhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr.Vjollca Kadolli-Halili.