Nënshkruhet marrëveshja për Institucionalizimin e mekanizmave kordinues kundër dhunës në familje

Nënshkruhet marrëveshja për Institucionalizimin e mekanizmave kordinues kundër dhunës në familje

Institucionet, shoqatat e asociacionet relevante nënshkruan marrëveshjen për Institucionalizimin e mekanizmave kordinues kundër dhunës në familje.

Pesëmbëdhjet mekanizma relevant, si komuna e Vitisë, policia e Kosovës, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria, Agjencioni për ndihmë viktimave, Zyra rajonale për ofrim të ndihmës juridike falas, Qendra për Punë Sociale në Viti, QKMF, Drejtoria e Arsimit, Zyra komunale për punësim, strehimorja “Liria” Gjilan, Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi etj, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për Institucionalizimin e mekanizmave kordinues kundër dhunës në familje dhe mënyrën e funksionimit të tij në komunën e Vitisë.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse nënshkruese të marrëveshjes në komunën e Vitisë, për trajtlmm e çështjeve të dhunes në marrëdhëniet familjare, me anë të institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues.

Qëllimi i kësaj Marrëveshje Bashkëpunimi të cilin e prezantoi Ibadete Hyseni, zyrtare komunale për Barazi Gjinore në Viti, është përmirësimi i nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar në vazhdimësi mirëqenie për personat që janë viktima të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave.

Nga pjesmarrësit e këtij takimi u paraqit si shqetësuese çështja e strehimit të viktimave, pasi që nga përfaqësuesja e strehimores rajonale, u tha se në mungesë të fondeve po hasin në vështirësi në strehimin e viktimave të dhunës në familje.

Në bazë të statistikave që u dhanë në këtë takim, janë raportuar si raste të dhunës në familje diku afër 1.700, ndërkohë që vetëm në komunën e Gjilanit janë diku mbi 200 raste.

KOMENTE