DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për implementimin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”

Nënshkruhet marrëveshja për implementimin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, së bashku me Drejtorin e zyrës së GIZ Kosova, David Oberhuber, dhe Udhëheqësin e Ekipit, Margus Sarapuu, ka nënshkruar sot marrëveshjen për implementimin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”.

Ky projekt i financuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë (në vlerë prej €5 milionë), i zbatuar përmes GIZ-it në Kosovë, dhe me një pjesë bashkëfinancimi nga BE-ja përmes IPA-s, adreson mangësitë në zbatimin e reformave në Kosovë.

EkoHigjiena

Projekti ka për qëllim sigurimin e mbështetjes drejt krijimit të kushteve të nevojshme për të harmonizuar zbatimin e politikave në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, përmirësimin e kushteve për ekzekutimin administrativ në fusha të caktuara, përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit mjedisor.

Projekti është vazhdimësi e tri fazave të mëhershme të bashkëpunimit teknik nëpërmjet projekteve: “Mbështetje për Proceset e Integrimit Evropian”, “Reforma Ligjore dhe Administrative” dhe “Qeverisja e Mirë Financiare në Kosovë”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.