DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për hartimin e projektit për stadiumin e qytetit

Nënshkruhet marrëveshja për hartimin e projektit për stadiumin e qytetit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Kulturës, Behar Hyseni, kanë pritur në takim sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Bislim Bislimin.

Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja për hartimin e projektit për rinovimin e stadiumit të qytetit.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj ka thënë se sporti në Kamenicë nuk ka pasur asnjëherë infrastrukturë më të mirë.

“Stadiumi i qytetit po rinovohet. Sot bashkë me sekretarin z.Bislim Bislimin, nga MKRS për stadiumin e qytetit. Stadiumi i duhet qytetit e sportdashësve, por më së shumti, i duhet talentit dhe potencialit sportiv që kemi si Kamenicë. Sporti në Kamenicë, asnjëherë nuk ka pasur infrastrukturë më të mire”, ka thënë Kryetari Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.