DYLON

Nënshkruhet marrëveshja për avancimin e kodimit në shkollat e Komunës së Kamenicës

Nënshkruhet marrëveshja për avancimin e kodimit në shkollat e Komunës së Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Arsimit, Selami Klaiqi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me SHPIK-un, e cila mundëson trajnimin e të gjithë mësuesve të klasave të para për përdorimin e platformës Code.org.

Kjo marrëveshje synon avancimin e aftësive teknologjike te nxënësit dhe integrimin e qasjeve inovative në procesin mësimor në shkollat e komunës.

EkoHigjiena

Me këtë rast, drejtori Klaiqi ka bërë të ditur se duke filluar nga shtatori i vitit 2026, të gjithë nxënësit e komunës që nga klasa e parë do të kenë mundësinë që përmes kodimit të zhvillojnë shkathtësitë e tyre kreative, të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

“Ky bashkëpunim do të mundësojë implementimin e aktiviteteve të kodimit, si dhe zhvillimin e sfidës ndërkombëtare ‘Bebras Computing Challenge’, duke nxitur mendimin logjik, zgjidhjen e problemeve dhe rritjen e interesit për shkencat kompjuterike tek nxënësit”, ka theksuar drejtori Klaiqi.

Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit dhe përgatitjes së gjeneratave të reja për sfidat e epokës digjitale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.