DYLON

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë 3.3 milionë euro për ndërtimin e shkollës së re të mjekësisë në Gjilan

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë 3.3 milionë euro për ndërtimin e shkollës së re të mjekësisë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Është arritur marrëveshja e bashkëpunimit për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan, në mes Komunës së Gjilanit me Islamic Relief Kosova.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe drejtori i Islamic Relief Kosova, Mohamed Soliman.

EkoHigjiena

Me ndërtimin e shkollës së re, nxënësit do të kenë një objekt të pajisur me të gjitha pajisjet dhe kushtet e nevojshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: 3.3 milionë euro për shkollën e re të mjekësisë në Gjilan.

“Sot, së bashku me përfaqësuesit e organizatës Islamic Relief Kosova, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan. Jam i lumtur që nxënësit do të kenë një objekt të ri dhe modern, i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.