DYLON

Nënshkruhet marrëveshja me “Hidromoravën” për menaxhimin e sistemit të ujësjellësit në lagjen “Qamëria”

Nënshkruhet marrëveshja me “Hidromoravën” për menaxhimin e sistemit të ujësjellësit në lagjen “Qamëria”
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës,  Faton Jakupi së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Zotrim Kastrati dhe udhëheqësin e Sektorit për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Ambientit, Hysen Jerliu, kanë pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, drejtorin teknik, Mumin Morina si dhe drejtorin e Hidromoravës njësia në Kamenicë, Sherif Thaçi.

Gjatë takimit nënkryetari Jakupi ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, mbi sanimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit në lagjen Qamëria.

Nënkryetari Jakupi ka thënë se përmes kësaj marrëveshje ujësjellësi në lagjen Qamëria do të mirëmbahet nga KRU “Hidromorava”në Gjilan.

EkoHigjiena

“Qëllimi i kësaj Marrëveshje është sanimi dhe vënia nën menaxhim dhe mirëmbajtje të KRU “Hidromorava” Gjilan, për shërbimet e ujit në sistemin e rrjetit të ujësjellësit për banorët e lagjes Qamëria në mënyrë që ata të kenë ujë të përdorshëm”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i KRU “Hidromorava”, Muhamed Suliqi, dhe drejtori i Hidromoravës, njësia në Kamenicë, Sherif Thaçi, thanë se do të angazhohen për sanimin dhe rregullimin e puseve të ujit për furnizim. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.