Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot një marrëveshje rreth promovimit të prodhimtarisë bujqësore në Viti dhe atë me Caritas-it zviceran.
Sipas kësaj marrëveshje nga janari i vitit 2020, Caritasi Zviceran do të zbatojë projektin “Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale PASURI” duke synuar përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve, rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor Viti.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë ka pasur një bashkëpunim të mirë me Caritasin Zvicran dhe ju gëzohet fakti se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në këtë viti.
“Kemi pasur një bashkëpunim me Caritasin Zviceran, më të vërtetë po ndihem mirë që edhe në vitin 2020 po vazhdojmë këtë bashkëpunim”, u shpreh Haliti duke potencuar se me këtë projekt do të përfitojnë qytetarët vitias.
Ndërkaq lidhur me bashkëpunimin e mirë me komunën e Vitisë kanë folur edhe Nderim Pasuli dhe Veton Ruka nga Caritasi Zvicran. Ndërkaq në këtë takim ka marrë pjesë edhe Arlida Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe bashkëpunëtor të tjerë të kryetarit Haliti. Përndryshe sipas marrëveshjes të nënshkruar sot Caritasi Zviceran ka zhvilluar modelin e granteve të përbërë nga paketa me materialet e nevojshme për kultivimin e frutave manore, bimëve mjekësore dhe aromatike dhe prodhimin e mjaltit. Sipas marrëveshjes që është nënshkruar sot në implementimin e prioriteteve të dala nga ky projekt, do të investohen gjithsej 72000 € brenda vitit 2020. Granti me pakon standarde përfshinë këto aktivitete:
• Përzgjedhja e fermerëve (për fruta manore, BMFA dhe mjaltë)
• Përzgjedhja e qendrës së grumbullimit dhe përpunimit (për fruta manore dhe BMFA)
• Përgatitja e ngastrës (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi me fidanë (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi dhe sistemin e ujitjes (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi me plehra, pesticide dhe ushqyesit (për fruta manore, dhe BMFA)
• Furnizimi me mjete mbështetëse ,shtyllat, telat etj. (për fruta manore, dhe BMFA)
• Procesi i certifikimit organik (për BMFA)
• Trajnimet, këshillat dhe aktivitetet monitoruese (për fruta manore, mjalt dhe BMFA)
• Furnizimi me shoqëri bletësh dhe koshere (për bletarë)
• Furnizimi me pajisje dhe mjete (për bletarë)