DYLON

Nënshkruhet marrëveshja me bizneset përfituese të thirrjes publike për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

Nënshkruhet marrëveshja me bizneset përfituese të thirrjes publike për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Sot është nënshkruar marrëveshja me bizneset përfituese të thirrjes publike të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

“Sot nënshkruam marrëveshjet e reja të bashkëpunimit, ku 12 biznese lokale me përgjegjësi të lartë shoqërore kanë hapur dyert për të punësuar 13 bashkëqytetarë tanë me aftësi të kufizuara”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, ky projekt i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është vazhdimësi e politikave sociale, i mbështetur nga Komuna me rreth 40 mijë euro.

I pari i Gjilanit tha se ky angazhim sinkronizohet plotësisht me vizionin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Kurti për integrimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të barabarta në tregun e punës për personat me aftësi të kufizuara.

“Falënderojmë bizneset partnere që iu bashkuan kësaj thirrjeje publike. Bashkëpunimi mes sektorit privat, nivelit komunal dhe atij qendror mbetet rruga kryesore për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, ku përfshirja është përgjegjësi e përbashkët institucionale”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.