DYLON

Nënshkruhet marrëveshja Erasmus+ ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Giresun University

Nënshkruhet marrëveshja Erasmus+ ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Giresun University
Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Marrëveshje Ndërinstitucionale Erasmus+ me Giresun University nga Republika e Turqisë, duke krijuar mundësi të reja për mobilitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin e lartë.

Marrëveshja është nënshkruar nga z. Yılmaz Can, Rektor i Giresun University, dhe znj. Fitore Malaj, Rektore e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

EkoHigjiena

Marrëveshja është lidhur në kuadër të Programit Erasmus+ – Key Action 1 (KA1) dhe parasheh shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik/administrativ ndërmjet dy institucioneve. Bashkëpunimi do të mundësojë pjesëmarrjen në aktivitete mobiliteti, shkëmbimin e përvojave akademike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet universiteteve.

Në kuadër të marrëveshjes, të dy institucionet janë zotuar për zbatimin e procedurave të drejta, transparente dhe të dokumentuara për informimin, aplikimin dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet studentëve dhe stafit, me synim krijimin e qasjes së barabartë dhe gjithëpërfshirëse në mundësitë e mobilitetit.

Marrëveshja parasheh gjithashtu bashkëpunim në promovimin e institucioneve partnere, shpërndarjen e rezultateve të projekteve dhe rritjen e ndikimit të aktiviteteve të përbashkëta në komunitetin akademik dhe publikun e gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.