Nënshkruhet marëveshja e parë e një instituti nga Kosova me një institut të SHBA-ve për programe të përbashkëta ndërkombëtare.
Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje (IGCG) me seli në Prishtinë dhe Amman arriti marëveshjen e parë të bashkëpunimit më institutin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më seli në Washington, DC, Stonington Point Partners të udhëhequr nga z. Scott Bates.
Në marëveshjen e bashkëpunimit thuhet se ‘Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje dhe Stonington Point Partners nga Washingtoni janë bërë bashkë që të punojnë në programe ndërkombëtare në botë me synim të forcimit e parimeve të qeverisjes së mirë, avancimit të sistemeve politke që synojnë gjithëpërfshirjen, planifikimit strategjik, aplikimin e trajnimeve që burojnë nga planprogramet e Kosovës dhe konsulencat që avokojnë në raport me ngritjen e strukturave të qeverisjes së decentralizuar që synojnë rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike’.
Gjatë një prononcimi për media në Amman, Besnik Tahiri themelues i Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje theksoi se ‘ky është një moment tepër i rëndësishëm për organizatën që ai e drejton dhe atë personalisht pasi që përmes kësaj marëveshje do të promovohet edhe rrugëtimi i vendit tim në raport me ndërtimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë në vendet në zhvillim dhe në të njejtën kohë do të kapitalizohet përvoja shumë vjeçare e tij në institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare. Z. Tahiri theksoi se duke e ditur se kjo marëveshje është e para e këtij lloji për organizatat e Kosovës ai do të punoj që përvojat e mira të vendit tim të promovohen në vendet në zhvillim dhe tranzicion në të gjithë botën.
Duke folur para gazetarëve, Scott Bates, ish shefi i parë i Instiutit Demokratik Amerikan në Kosovë theksoi se: ‘kam besim të plotë se kjo marëveshje do të arrijë që të promovojë vlerat e demokracisë dhe qeverisjes të mishërurara në shtetin nga vi unë dhe gjithësesi promovimin praktikave të mira të procesit të shtet ndërtimit në Kosovë.
Kjo është mareveshja e parë ndërkombëtare e Grupi Ndërkombëtar i Konsulencës për Qeverisje, në ditën në vijmin do të nënshkruhen edhe marërveshje tjera.