DYLON

Nënshkruhet kontrata për rifillimin e punimeve në projektin e hyrje-daljes së Gjilanit në drejtim të Prishtinës

Nënshkruhet kontrata për rifillimin e punimeve në projektin e hyrje-daljes së Gjilanit në drejtim të Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, ka bërë me dije se sot është nënshkruar kontrata për rifillimin e punimeve në projektin e Hyrje-Daljes së Gjilanit në drejtim të Prishtinës.

Sipas tij, ky projekt kishte mbetur i papërfunduar dhe për një kohë të gjatë ishte shndërruar në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e kësaj zone dhe për qarkullimin në këtë pjesë të qytetit.

EkoHigjiena

Sadiku ka thënë se pas shkëputjes së kontratës së mëparshme, ndërprerjes së punimeve dhe evidentimit të problemeve teknike në projektin paraprak, është ndjekur një proces i detajuar i rishikimit dhe riprojektimit, me qëllim që të krijohen kushtet për vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e projektit.

“Sot kemi një kontratë të re dhe një projekt të rishikuar, duke krijuar kështu bazën për vazhdimin e punimeve në këtë segment të rëndësishëm të infrastrukturës së Gjilanit. Puna jonë është që projektet e nisura për Gjilanin të mos mbeten në letër, por të marrin zgjidhje konkrete dhe të përfundojnë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Arianti Sadiku, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.