DYLON

Nënshkruhen kontratat me 12 përfituesit e serrave me nga 5 ari

Nënshkruhen kontratat me 12 përfituesit e serrave me nga 5 ari
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova”, ka nënshkruar kontratat në kuadër të marrëveshjes për subvencionimin e fermerëve me serra.

“Urojmë fermerët përfitues, duke i njoftuar se këto serra do t’u ndihmojnë në kultivimin e prodhimeve vendore. Kjo mbështetje është e rëndësishme për furnizimin e tregut me kultura bimore”,ka thënë Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë Komunale për Bujqësi e Pylltari në Gjilan.

EkoHigjiena

Marrëveshja e bashkëpunimit midis Komunës së Gjilanit dhe “Islamic Relief” parashikon realizimin e projekteve të tjera gjatë këtij viti, duke shpërndarë grante të ndryshme bujqësore për fermerët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.