DYLON

Nënshkruhen kontratat e subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

Nënshkruhen kontratat e subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të subvencionimit me 35 përfitues në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Me këtë rast, kryetari Haliti i uroi përfituesit për mbështetjen e fituar dhe u dëshiroi suksese në realizimin e projekteve të tyre. Ai theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin kulturor, rinor e sportiv, duke shprehur edhe nevojën për promovimin sa më të madh të komunës së Vitisë dhe të talenteve të saj në fusha të ndryshme.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, theksoi se përfituesit janë përzgjedhur në përputhje me kriteret dhe rregulloret në fuqi, me qëllim të mbështetjes së projekteve cilësore në interes të qytetarëve. /2LONLINE/