DYLON

Nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Budrikë

Nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Budrikë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për Zonën Ekonomike, konkretisht Parkun Industrial që pritet të ndërtohet në fshatin Budrikë të Vitisë. Pas këtij takimi u bë me dije financimi i këtij projekti do të bëhet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në vlerë prej rreth 2 milion euro.

Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka vizituar sot komunën e Vitisë, me këtë rast ai është pritur në takim nga Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e Zonës Ekonomike, konkretisht të Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë.

Ndër tjerash Ministri Hasani, bëri me dije se ministria të cilën ai e udhëheq ka marrë vendim për financimin e këtij projekti.

EkoHigjiena

“Sot së bashku me kryetarin e kësaj komune, kemi nënshkruar marrëveshjen për financimin e projektit të Zonës Ekonomike nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, dhe kemi marrë përsipër që financimi i kësaj zone të bëhet e gjitha nga MTI-ja, duke kursyer komunën për shkak të buxhetit të vogël”, u shpreh Ministri Hasani.

Ai shtoi se ata kanë nënshkruar një marrëveshje kornizë dhe së shpejti do të marrim edhe projektin të cilën e ka dorëzuar kryetari Haliti, duke potencuar se do të bëjnë një revidim dhe saktësim të tij dhe shtoj se vlera e këtij projekti është nga 1.5 milion deri 2 milion euro.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti falënderojë ministrin Hasani për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe e cilësoj atë marrëveshje si shumë të rëndësishëm për disa arsyeje.

”Natyrisht se e falënderoj Ministrin Hasani dhe kabinetin e tij për nënshkrimin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishëm, pra të Zonës Ekonomike, në magjistralen që përfshinë Vitinë, Gjilanin dhe lidhët me Ferizajn. Kjo zonë ekonomike në të vërtetë i ndihmon zhvillimit ekonomik, i absorbon investimet e huaja dhe investimet vendore sidomos ato të mërgatës sonë dhe të rajonit në përgjithësi”, u shpreh Haliti.

Ai shtoi se me këtë projekt bëhet një rrumbullaksim i procesit përpunim- prodhim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.