DYLON

Nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi me Islamic Relief Kosova për implementimin e projektit “Shëndeti i integruar dhe jetesa e qëndrueshme në Kosovë”

Nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi me Islamic Relief Kosova për implementimin e projektit “Shëndeti i integruar dhe jetesa e qëndrueshme në Kosovë”
Avatar photo Redaksia

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Islamic Relief Kosova për implementimin e projektit “Shëndeti i integruar dhe jetesa e qëndrueshme në Kosovë”

Gjilan, 4 nëntor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje mirëkuptimi me drejtorin e Islamic Relief Kosova (IRW), Dr. Mohamed Soliman, për implementimin e projektit “Shëndeti i Integruar dhe Jetesa e Qëndrueshme në Kosovë”.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj marrëveshje dy vjeçare, është të përcaktojë formën e bashkëpunimit mes IRW dhe Komunës me qëllim të implementimit dhe finalizimit të projektit që ka për qëllim përkrahjen e familjeve në shërbimet shëndetësore laboratorike dhe mamografi.

Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar drejtorin e Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin, bëri të ditur se vlera totale e projektit është 157,846.40, ku organizata në fjalë do të sigurojë shumën e mjeteve prej 93,430.40, ndërkaq Komuna e Gjilanit do të participojë me shumën prej 64,416 euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.