DYLON

Nënshkruajnë kontratat përfituesit e subvencioneve në lëmin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Nënshkruajnë kontratat përfituesit e subvencioneve në lëmin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Behar Hyseni, kanë mirëpritur përfituesit e subvencioneve të OJQ-ve Kulturore, Rinore dhe Sportive.

Në këta takim Kryetari Rahimaj së bashku me Drejtorin Hyseni dhe përfituesit e këtyre subvencioneve kanë nënshkruar kontratat e tyre.

EkoHigjiena

I pari i Komunës ka thënë se përkrahja për OJQ-të Kulturore, Rinore dhe Sportive do të vazhdoj, në mënyrë që ata të realizojnë projektet e tyre dhe të mos kenë barriera.

“Subvencionimi do të vazhdoj në mënyrë që ju ta keni më të lehtë në realizimin e projekteve tuaja. Ekipet e monitorimit do të vazhdojnë të mbikqyrin punën tuaj në mënyrë që ky subvencionim i ndarë nga ana e komunës të realizohet ashtu edhe siç është i paraparë në projekt, andaj urime të gjithë përfituesve”, ka thënë Kadri Rahimaj.

Përfitues të këtyre subvencioneve janë 12 OJQ Kulturore, 4 OJQ Rinore dhe 19 Klube Sportive, në shumë mbi 100 mijë Euro. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.