DYLON

Nënoficeri i FSK-së thyen rekord shtetëror

Nënoficeri i FSK-së thyen rekord shtetëror
Avatar photo Redaksia

Nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, OR3 Leon Thaqi nga Regjimenti i parë i Këmbësorisë në garën e fundit që është mbajtur në Gjermani, është radhitur në vendin e 4 në stazën 600m me kohë 1 minutë e 17 sekonda duke thyer rekord shtetëror në disiplinën e vrapimit në 600m.

Leon Thaqi është një atlet profesional i cili merr pjesë vazhdimisht në gara të stazave (400m-600m-800m-1600m). Ai në kuadër të Federatës Atletike të Kosovës ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare duke treguar performancë të shkëlqyer, aktualisht koha e tij radhitet në vend të parë prej të gjithë atletëve Kosovar në këtë disiplinë.

EkoHigjiena

“Pjesëtari është një shembull i mirë se si një ushtarak përveç punës së tij të mirë në FSK arrin të kontribuojë edhe në institucionet tjera shtetërore duke përfaqësuar shtetin me performancë të shkëlqyer,” njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.