DYLON

Nënoficeri i FSK-së, certifikohet në Mbretërinë e Bashkuar

Nënoficeri i FSK-së, certifikohet në Mbretërinë e Bashkuar
Avatar photo Redaksia

Nënoficer Qëndrim Berisha nga Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përfunduar me sukses të jashtëzakonshëm Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve (International Technician Ammunition Course) në Mbretërinë e Bashkuar dhe është zgjedhur kursanti më i mirë ndërkombëtarë me titullin “Comera Cup” në kuadër të studentëve ndërkombëtar nga Gana, Estonia dhe Kuvajti.

Kursi zhvillohet në tri module ku pjesëmarrësit në modulin e parë përgatiten me njohuri të përgjithshme të municioneve, duke filluar nga përbërja kimike e municioneve, prodhimi, identifikimi, njohuri për kalibra të ndryshëm deri tek mortajat, minat, raketat anti-tank si Javeline, Nlaw etj.

EkoHigjiena

Moduli i dytë përfshin planifikimin dhe vendimmarrjen për ndërtimin e depove të municioneve duke u bazuar në rregulla dhe doktrina ndërkombëtare, inspektimet, si dhe llojet e transporteve ndërkufitare dhe moduli i tretë përfshin fushën praktike dhe teorike të asgjësimit të municioneve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.