DYLON

Nënkryetarja Morina Bunjaku priti zonjën e parë të Shqipërisë

Nënkryetarja Morina Bunjaku priti zonjën e parë të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtoreshën e Inspeksionit, Entela Hysenin pritën në takim zonjën e parë të Shqipërisë, Amarda Begaj.

Në takim është biseduar për fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri, për rëndësinë e kulturës, trashëgimisë, familjes dhe jetës personale.

EkoHigjiena

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, tha se ishte mjë takim i veçantë me një grua frymëzuese.

Më tej Leonora Morina Bnunjaku, theksoi se në kuadër të vizitës shtetërore në Komunën e Gjilanit, teksa me krenari i ndamë Presidentit të Republikës së Shqipërisë z Bajram Begaj titullin “Qytetar Nderi i Gjilanit”, patëm nderin dhe kënaqësinë që si nënkryetare e komunës të mirëpresim në zyrë zonjën e parë të Shqipërisë, znj. Amarda Begaj.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, bashkë me Drejtoreshën e Inspeksionit znj.Entela Hyseni ndamë përvoja e diskutime për rolin dhe angazhimin e saj si Zonjë e Parë, për fuqizimin e grave në politikë dhe shoqëri, për rëndësinë e kulturës, trashëgimisë, familjes dhe jetës personale”, tha Morina Bunjaku.

Në shenjë mirënjohjeje dhe mikpritjeje, nënkryetarja e Gjilanit i dhuroi znj. Begaj një buqetë me lule dhe një punim artizanal nga mjeshtërit tanë vendorë – si simbol i shpirtit krijues dhe traditës së pasur të qytetit tonë.

“Znj. Begaj na la mbresa të thella me thjeshtësinë, përkushtimin dhe energjinë e saj pozitive – një model frymëzimi për të gjitha gratë dhe vajzat tona”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.