DYLON

Nënkryetarja Morina Bunjaku: Çdo grua meriton kujdes dhe mbështetje

Nënkryetarja Morina Bunjaku: Çdo grua meriton kujdes dhe mbështetje
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe organizatat partnere, nisin nga e premtja aktivitetet sensibilizuese për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se “Tetori Rozë” dhe muaji ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit na kujtojnë se çdo grua meriton kujdes dhe mbështetje. Kontrolli i rregullt mund të bëjë ndryshimin në jetë.

“Tetori Rozë”, na kujton rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Gjatë dy viteve të fundit, mamografi falas ka ndihmuar gratë dhe vajzat e Gjilanit e Anamoravës të zbulojnë raste në kohë dhe të parandalojnë sëmundjet. Shëndeti juaj është prioriteti ynë”, tha Leonora Morina Bunjaku.

EkoHigjiena

Nënkryetarja e Gjilanit, theksoi se duhet të qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, të mbështesim gratë e komunitetit tonë dhe të ndërgjegjësojmë për shëndetin e tyre.

“Bashkë mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë”, tha nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.