DYLON

Nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku priti në takim nxënësit fitues të Garës Kombëtare të Ekonomiksit

Nënkryetarja Leonora Morina-Bunjaku priti në takim nxënësit fitues të Garës Kombëtare të Ekonomiksit
Avatar photo Redaksia

Sot, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku priti në takim nxënësit fitues të Garës Kombëtare të Ekonomiksit (EFI).

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, shkollë e cila dallohet çdo herë me sukseset e arritura në gara të lëmive të ndryshme, edhe kësaj here arriti të rrëmbente katër vende nga top dhjetë finalistët e kësaj gare.

EkoHigjiena

Arsa Alidema, Blinë Arifi, Drion Shaqiri dhe Elsa Kqiku u shpërblyen edhe në mënyrë financiare për suksesin e arritur si finalistë të olimpiadës.

Vlen të përmendet se Olimpiada e Ekonomiksit është garë e cila është zhvilluar për herë të parë në Kosovë, dhe përmban tri faza, atë shkollore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ku këtë vit Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit do të mbahet në Sllovaki dhe njëra nga nxënëset, Blinë Arifi, do të marr pjesë në ekipin përfaqësues të Kosovës në Sllovaki.

Në takim, nënkryetarja e komunës shprehu mirënjohjen dhe krenarinë e saj ndaj nxënësve në fjalë dhe profesoreshës së lëndës së ndërmarrësisë dhe ekonomisë, prof. Linda Fazliu, e cila udhëhoqi dhe motivoi nxënësit përgjatë rrugëtimit të tyre drejt këtij suksesi. E gjithashtu nuk munguan as ftesat nga nënkryetarja për bashkëpunime të ndryshme rreth projekteve që do të ketë në vazhdim Komuna e Gjilanit.

Nxënësit rrëfyen për eksperiencën e tyre në garë si dhe përgatitjen që kishin bërë për të.

“Ishim krenarë që shkolla dhe komuna jonë mbizotëroi me numrin e përfaqësuesve dhe fituesve në garë të ekonomiksit. Arritëm të dëshmojmë që Komuna e Gjilanit ka të rinj shumë të avancuar edhe në fushën e ekonomisë”, cekën në fjalët e tyre nxënësit fitues dhe profesoresha e lëndës.

Takimi u përmbyll me fjalën e nënkryetares duke i falënderuar dhe motivuar për suksese të mëtutjeshme. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.