DYLON

Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku mirëpriti në takim drejtorin e projektit të USAID, Stephen Carpenter

Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku mirëpriti në takim drejtorin e projektit të USAID, Stephen Carpenter
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, sot mirëpriti në takim drejtorin e projektit, Stephen Carpenter nga USAID.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për fuqizimin e tij në periudhën në vazhdim, duke bërë përpjekje për të përmirësuar edhe më shumë sistemin e kontrollit të brendshëm në menaxhimin e financave publike në përgjithësi si dhe duke vazhduar të bëjmë përpjekje për të përmirësuar edhe më tej transparencën, përfshirjen e qytetarëve dhe qeverisjen e hapur në Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

Gjithashtu në takim u diskutua edhe për mundësinë e përbashkët për anëtarësimin e Komunës së Gjilanit në “Partneriteti i Qeverisë së Hapur Lokale – Open Government Partnership Local (OGP Local)”.

Nënkryetarja e komunës znj. Leonora Morina Bunjaku ka bërë me dije se fokusi i takimit ishte bashkëpunimi i përbashkët në interesimin e Komunës së Gjilanit, por edhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit të saj në Open Government Partnership Local. Pra tani pas anëtarësimit të Kosovën në Open Government Partnership, komunat e Kosovës kanë mundësi që të aplikojnë për anëtarësim në OGP Local.

Anëtarësimi i komunave të Kosovës në OGP Local ka shumë benefite potenciale për qeverisjen lokale dhe komunitetet lokale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.