DYLON

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës mirëpret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës mirëpret në takim Shefin Ekzekutiv të “Eco-Higjena”
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera dhe Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim sot, Shefin Ekzekutiv të Kompanisë “Eco-Higjena”, Senad Ramaj, Leonora Ajeti nga sektori i financave të kësaj kompanie dhe Shejnaze Masurica që është Menaxhere e Njësisë Komunale në Kamenicë.

Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit që kjo kompani ka me Komunën e Kamenicës, si dhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit, me qëllim që qytetari të marrë shërbime efikase e të shpejta.

EkoHigjiena

Shefi i Kompanisë Ramaj ka sqaruar punën e bërë deri më tani nga kompania si dhe ka njoftuar nënkryetaren rreth kapaciteteve aktuale të kompanisë.

Pa trajtuar nuk ka mbetur as çështja e tarifave, e cila kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke thënë se gjithnjë në kuadër të çdo vendimi në qendër të ketë interesin e qytetarit.

Drejtori Kastrati ka njoftuar z.Ramaj rreth punëve që drejtoria në fjalë po bën për zgjerimin e rrjetit sidomos në fshatin Busavatë, e cila ka qenë edhe kërkesë nga Kryetari Rahimaj.

Në të njëjtën kohë ai ka paraqitur edhe shqetësimin e tij në kuadër të qasjes së kompanisë edhe në zona të thella, për të cilat kërkohet bashkëpunim edhe më i ngushtë në mënyrë që secili qytetarë të marrë shërbimet e kompanisë.

Është vlerësuar lartë fokusi i komunës në projektin për Qendrën e Kompostimit, duke e bërë dallimin nga komunat e tjera, nismë kjo e re për Kamenicën, por shumë e dobishme.

Përgjatë takimit u kërkua nga Komuna për përcaktimin e delegatit në Bordin e “Eco-Higjena” në mënyrë që ky bashkëpunim të vazhdojë tutje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.