DYLON

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’
Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, ka marrë pjesë në konferencën “Smart Country Convention 2026”, e mbajtur në Berlin të Gjermanisë një nga ngjarjet kryesore kushtuar transformimit digjital të institucioneve publike dhe administratës shtetërore.

Gjatë vizitës, nënkryetarja Bajralija ka zhvilluar edhe një takim me udhëheqësin e projektit, z. Jusuf Hadziselimovic, me të cilin ka diskutuar për çështje që lidhen me zhvillimin dhe avancimin e proceseve digjitale.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Bajralija ka vlerësuar rëndësinë e avancimit të proceseve digjitale në administratën komunale, duke vlerësuar se pjesëmarrja në konferenca të tilla krijon mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në modernizimin e shërbimeve publike, me synimin që përmes zgjidhjeve digjitale të rritet efikasiteti i administratës dhe të lehtësohet qasja e qytetarëve në shërbimet komunale.

Konferenca “Smart Country Convention 2026” ka mbledhur mbi 30 mijë pjesëmarrës, më shumë se 900 folës dhe mbi 650 ekspozues. Gjatë tri ditëve të aktivitetit, në shtatë skena janë zhvilluar rreth 1.400 sesione, duke ofruar mundësi për shkëmbimin e përvojave, prezantimin e risive teknologjike dhe diskutimin e praktikave më të mira në digjitalizimin e administratës publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.