DYLON

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës ka parë nga afër punët që po realizohen nga NPL “Dardana”

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës ka parë nga afër punët që po realizohen nga NPL “Dardana”
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajraliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ambientit, Inspektoratit dhe Emergjencave, ka parë nga afër disa nga punët që po realizohen nga zyrtarët e NPL “Dardana”.

Gjatë vizitës nënkryetarja Bajraliu përgëzoi punën e ndërmarrjes, duke theksuar se përveç mirëmbajtjes së hapësirave publike, ajo po zgjeron aktivitetin e saj edhe me rregullimin e mobiliarit urban.

EkoHigjiena

“Pata kënaqësinë që në vizitën time të parë të shoh nga afër punën e shkëlqyer të Ndërmarrjes Publike ‘Dardana’, ku u shoqërova nga drejtori Zotrim Kastrati. Përveç mirëmbajtjes së hapësirave publike, ndërmarrja po zgjeron aktivitetin e saj edhe me rregullimin e mobilarëve urban. Kanë filluar rregullimin e mbrojtësve të urave për këmbësorë dhe po vazhdojnë me rregullimin e ulëseve përgjatë trotuareve dhe rrugëve anekënd qytetit,” u shpreh ajo.

Në fund ajo shprehu përgëzime për punën dhe angazhimin e ndërmarrjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.