DYLON

Nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku nderon me mirënjohje Hava Malokun

Nënkryetarja e komunës Leonora Morina Bunjaku nderon me mirënjohje Hava Malokun
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku ka bërë me dije se ka pritur në takim Hava Malokun, një grua e suksesshme dhe frymëzuese nga Gjilani, e cila po lë gjurmë në skenën ndërkombëtare!

“Mirënjohje për Hava Malokun – një grua e suksesshme dhe frymëzuese nga Gjilani, e cila po lë gjurmë në skenën ndërkombëtare”, tha Morina Bunjaku.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku theksoi se e nderuan me mirënjohje Hava Malokun për arritjet e saj në fushën e marketingut digjital dhe për kontributin e saj në fuqizimin e të rinjve dhe të rejave kudo në botë.

Me mbi 15 vite përvojë profesionale, Hava aktualisht është Menaxhere e Lartë e Marketingut Digjital në LinkedIn, dhe njëkohësisht folëse publike e konsulente, që përmes përmbajtjeve të saj motivuese po i ndihmon shumë njerëz të besojnë në vetvete dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

“Faleminderit, Hava, për përfaqësimin dinjitoz dhe për frymëzimin që sjell”, tha Leonora Morina Bunjaku, nënkryetare e Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.