DYLON

Nënkryetarja e Kamenicës mirëpret në takim përfaqësues të Swisscontact

Nënkryetarja e Kamenicës mirëpret në takim përfaqësues të Swisscontact
Avatar photo Redaksia

Nënkrytarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija së bashku me Zëdhënësen e Komunës Lidiona Marovca, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Swisscontact Florije Kryeziu, Mirishahe Syla, Lulzim Krasniqi e Blerina Batusha-Xërxa.

Takimi u zhvillua në kuadër të fazës fillestare të projektit Përfshirja e Grave për Rritje dhe Qëndrueshmëri (Women’s Inclusion for Growth and Sustainability – WINGS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

EkoHigjiena

Ky takim është mbajtur me qëllim identifikimin e sfidave dhe mundësive që ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, si dhe diskutimin e politikave dhe iniciativave që kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grave.

Me këtë rast, Nënkryetarja Bajralija prezantoi angazhimin e Komunës së Kamenicës në krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe vajzat, duke theksuar se përfshirja e tyre në jetën ekonomike është një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e projektit vlerësuan gatishmërinë e Komunës për bashkëpunim dhe theksuan rëndësinë e kontributit të institucioneve lokale në hartimin e politikave dhe masave që nxisin punësimin dhe fuqizimin ekonomik të grave.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për krijimin e një mjedisi gjithëpërfshirës, ku gratë dhe vajzat kanë mundësi të barabarta për zhvillim, punësim dhe pjesëmarrje aktive në jetën ekonomike e shoqërore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.