DYLON

Nënkryetarja e Gjilanit, në Konferencën Regjionale për standardet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes

Nënkryetarja e Gjilanit, në Konferencën Regjionale për standardet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes
Avatar photo Redaksia

Në Konferencën Regjionale për standardet ESG (Mjedisore, Sociale & Qeverisje) në Prishtinë, pjesëmarrëse ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku. Kjo tryezë është organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Në këtë konferencë ishin edhe zyrtarë institucionesh vendëse, rajonale, ndërkombëtare, biznese, shoqata, shoqëri civile, ku u diskutua nga ekspertët mbi praktikat ESG (Mjedisore, Sociale & Qeverisje).

EkoHigjiena

Po ashtu u dhanë vështrime mbi Direktivën e Raportimit të Qëndrueshmërisë së Korporatave të BE-së (CSRD). Rrjetëzimi me drejtues biznesi, politikëbërës dhe profesionistë të ESG. Strategji praktike për rritje të qëndrueshme të biznesit.

Kjo ngjarje është financuar nga Komisioni Evropian përmes Programit për Bashkëpunim Rajonal të Fondit të Ballkanit Perëndimor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.