DYLON

Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues nga Turqia

Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues nga Turqia
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija së bashku me Drejtorin e DKA-së Selami Klaiqi dhe Zyrtaren nga DZHED Qëndresa Kastrati, kanë pritur në takim Rexhep Gunduz që është kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve në Bursa, dhe gazetarët Bilal Kayaalti, Kemal Cankaya dhe Murat Sevinc.

Ata kanë diskutuar rreth historikut shumë të mirë të bahskëpunimit me Komunën e Kemal Pashës me të cilën Komuna e Kamenicës ka edhe binjakëzim.

EkoHigjiena

Nëkryetarja ka diskutuar me të pranishmit edhe rreth zhvillimit të bujqësisë si dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Ata kanë diskutuar edhe rreth bashkëpunimeve potenciale mes të dy vendeve në fushën e arsimit.

Nënkryetarja Bajralija ka falenderuar z.Gunduz për kontributin dhe punën e bërë deri më tani rreth bahskëpunimit mes të dyja vendeve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.