DYLON
Vlerësohet roli i KFOR-it si partner i rëndësishëm në garantimin e një mjedisi të sigurt

Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues nga KFOR

Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues nga KFOR
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me zëdhënësen Lidiona Marovca, kanë pritur sot në një takim përfaqësues të KFOR-it, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e sigurisë në komunë.

Gjatë takimit, është diskutuar në detaje për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në organizimin e Ditës së Komuniteteve, një aktivitet me rëndësi të veçantë për promovimin e bashkëjetesës, diversitetit kulturor dhe fuqizimin e kohezionit social në Komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

Një ndër temat kyçe të diskutimit ishte edhe mbështetja në përforcimin e kapaciteteve të njësisë së zjarrfikësve, ku u theksua nevoja për avancimin e pajisjeve, trajnimeve dhe bashkëpunimit operacional, me qëllim të rritjes së gatishmërisë dhe reagimit në situata emergjente.

Po ashtu, palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, duke vlerësuar lart rolin e KFOR-it si partner i rëndësishëm në garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.

U theksua se ky bashkëpunim tradicional ndërinstitucional do të vazhdojë të forcohet edhe më tej përmes iniciativave të përbashkëta dhe komunikimit të vazhdueshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.