DYLON

Nënkryetarja Bajralija pret në takim drejtoreshën e Peace Corps

Nënkryetarja Bajralija pret në takim drejtoreshën e Peace Corps
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija së bashku me Zëdhënësen e Komunës së Kamenicës, Lidiona Marovca, kanë pritur sot në takim drejtoreshën e misionit të Peace Corps për Kosovë Joanne Fairley me bashkëpunëtorë.

Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit ndërinstitucional mes Komunës së Kamenicës dhe Peace Corps, që ka më shumë se 12 vite, si dhe punën e mirë që po bën Komuna e Kamenicës në mirëpritjen dhe trajtimin e vullnetarëve amerikanë që tashmë po jetojnë në Kamenicë.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Bajralija e ka falenderuar drejtoreshën si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim tutje, në mënyrë që vullnetarët të jenë të vazhdueshëm në Kamenicë, por e vazhdueshme të jetë edhe pjesëmarrja e tyre në jetën institucionale. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.