Nënkryetarja Bajralija në Forumin Rajonal të Kryetarëve të Komunave për Rininë, Paqen dhe Sigurinë në Shkup
Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, ka marrë pjesë në Forumin Rajonal të Kryetarëve të Komunave me temën “Udhëheqja lokale për Rininë, Paqen dhe Sigurinë (YPS)”, i cili është mbajtur nga 20 deri më 22 tetor 2026 në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Forumi ka bërë bashkë përfaqësues të komunave, institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe të rinj nga rajoni, me qëllim të avancimit të pjesëmarrjes domethënëse të të rinjve në vendimmarrje, forcimit të kohezionit social dhe ndërtimit të komuniteteve më gjithëpërfshirëse e paqësore.
Gjatë këtij forumi, vëmendje e veçantë i është kushtuar shkëmbimit të praktikave të mira ndërmjet komunave, fuqizimit të rolit të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe krijimit të mundësive për bashkëpunim rajonal përmes partneriteteve ndërmjet komunave.
Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në krijimin e mundësive për të rinjtë, përfshirjen e tyre aktive në vendimmarrje dhe ndërtimin e një të ardhmeje ku zëri i tyre dëgjohet dhe idetë e tyre shndërrohen në veprime konkrete. /2LONLINE/
