DYLON

Nënkryetarja Arta Bajralija pret në takim përfaqësuesit nga EDYN, Blerta Berisha dhe Doruntina Klaiqi

Nënkryetarja Arta Bajralija pret në takim përfaqësuesit nga EDYN, Blerta Berisha dhe Doruntina Klaiqi
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, bashkë me Shefin e Kabinetit Vaxhid Rexhepaj dhe Zëdhënësen e Komunës Lidiona Marovca, kanë pritur në takim përfaqësueset e EDYN, Blerta Berisha dhe Doruntina Klaiqi.

Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kamenicës dhe rrjetit EDYN, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve të stafit administrativ komunal si dhe fuqizimin e rinisë së komunës përmes aktiviteteve, trajnimeve dhe iniciativave të përbashkëta.

EkoHigjiena

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së të rinjve në procese vendimmarrëse dhe krijimi i hapësirave që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe shoqëror të tyre. Palët u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve konkrete në interes të qytetarëve të Kamenicës.  /2LONLINE/