DYLON

Nënkryetari Matoshi u takua me ministrin Abrashi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës u prit sot nga Ministri i Punës dhe Mirqenies Sociale Arban Abrashi. Në këtë takim nënkryetari Matoshi e ka njoftuar ministrin me situatën e përgjithshme në Kamenicë dhe me theks të veqantë me gjendjen sociale.

Nënkryetari Matoshi ka folur edhe për listat e skemës sociale, dhe disa probleme që janë paraqitur kohë pas kohe me sistemin ku disa familjeve u janë vonuar pagesat. Gjithashtu u fol edhe për punët që po kryhen në rregullimin e shtratit të lumit në Berivojcë dhe disa projekte të tjera.

EkoHigjiena

Nënkryetari Matoshi ka kërkuar nga Ministri Abrashi më shumë mbështetje për Qendrën për Punë Sociale si dhe që Kamenica të përfshihet në projekte që kanë si qëllim punësimin sezonal të qytetarëve kamenicas.

Nga ana e tij Ministri Arban Abrashi ka premtuar bashkëpunim të mirëfilltë me Komunën e Kamenicës, dhe përkujdesje nga ministria që drejton për të orientuar në Kamenicë projekte me qëllim të zbutjes së papunësisë.
Ministri Abrashi gjithashtu ka konfirmuar se së shpejti do të vizitojë Komunën e Kamenicës për të konkretizuar bashkëpunimet në të ardhmen./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.