DYLON

Nënkryetari Matoshi u prit nga Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, vizitoi sot Bujanocin, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi. Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi si dhe Kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Nënkryetari Matoshie uroi Kryetarin e ri të Bujanocit për fitoren në zgjedhje dhe marrjen e detyrës së re. “Ju përgëzoj për besimin që keni marrë nga banorët e Bujanocit dhe ju dëshirojë shëndet e suksese të shumta në sfidat që ju presin” ka thënë Nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi e ka falënderuar Nënkryetarin Matoshi për vizitën dhe për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes të komunave fqinje. “ Ne mund të fillojmë me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, por duhet të synojmë edhe projekte të përbashkëta në infrastrukturën e komunave tona” tha Kryetari Kamberi.

Në takim u bisedua edhe për hapjen e Pikës Kufitare në Kapi të Sficës e cila e shkurton për së paku 100 kilometra rrugën nga Bujanoci në Medvegjë. “Kjo është një e arritur e madhe dhe do të përmirësoj dukshëm lëvizjen e banorëve të Bujanocit , Kamenicës e Medvegjës si dhe do të krijoj kushte për zhvillim më të madh të kësaj treve” tha kryetari Kamberi.
Në takim u fol edhe për sfidat që ka kjo trevë si pasojë e mosnënshkrimit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Kosovës e Serbisë, ku komunat po humbin shumë projekte nga fondet IPA.

“Ne duhet ta ngrisim këtë problem dhe të bëhet pjesë e diskutimeve të gjëra, sepse duhet të arrijmë një zgjidhje për këtë problem, si pasojë e mosnënshkrimit të këtoij bashkëpunimi komunat tona po stagnojnë edhe në zhvillim dhe në përmirësimin e infrastrukturës. Këtë qështje duhet ta diskutojmë fillimisht me ministren për Dialog Edita Tahiri” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Në takim u fol edhe për gjendjen e banorëve përreth brezit kufitar e në theks të veqantë për vijën kufitare në Karaqevë, si dhe për kërkesat e vazhdueshme të banorëve të Malësisë së Bujanocit për paisje me dokumente të Republikës së Kosovës. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.