DYLON

Nënkryetari Matoshi takoi përfaqësueset e Strehimores “Liria”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, takoi përfaqësueset e Shoqatës “Liria”, Nazife Jonuzi- Drejtoreshë, Nora Haziri dhe Ibadete Ismaili- këshilltare. Në kuadër të Shoqatës punon edhe strehimorja për gratë që kanë dhunë në familjet e tyre.

Drejtoresha e Shoqatës Nazife Jonuzi gjatë prezantimit të punës së kësaj strehimore theksoi se pranojnë rastet për strehim të referuara nga policia dhe Qendrat për Punë Sociale. Një numër i të strehuarave janë edhe nga Komuna e Kamenicës. Qëllimi i takimit ishte për të parë mundësitë që Komuna e Kamenicës të mbështes këtë strehimore me mjete financiare për funksionimin e saj.

EkoHigjiena

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi i ka përgëzuar udhëheqëset e strehimores për punën e tyre dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve komunale të Kamenicës për të punuar pandërprerë në vetëdijësimin e qytetrëve si masë parandaluese për dhunën në familje. “ Shoqëria jonë ka bërë hapa të dukshëm në respektimin e të drejtave të gjinive dhe duhet të angazhohemi fuqishëm që këtë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Qelësi i parandalimit të kësaj dukurie është barazia ekonomike në mes të gjinive dhe një rol të veqantë për këtë luan implementimi sa më i mirë i ligjit për trashëgiminë familjare” tha nënkryetari Matoshi.

Përfaqësueset e Strehimores “Liria” do ti drejtohen me kërkesë zyrtare Komunës së Kamenicës, respektivisht Kuvendit Komunal që edhe Kamenica të participojë financiarisht për funksionimin e mëtejmë të strehimores. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.