DYLON

Nënkryetari Matoshi takohet me ministrin Haki Demolli

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me drejtorin e SHMLP “Andrea Durrsaku” Qamil Qehaja u pritën sot nga Ministri I FSK-së Haki Demolli.

Në këtë takim u diskutua rreth mundësisë së përfshirjes së FSK-së në një projekt të përbashkët me komunën dhe KFOR-in Amerikan për sallën e sportit në oborrin e shkollave të mesme në Kamenicë. Nënkryetari Matoshi e ka njoftuar ministrin me kërkesën e Kryetarit Begzad Sinani për mbështetje nga FSK-ja në këtë projeKt.

EkoHigjiena

Fusha e sportit do të jetë donacion i KFOR-it Amerikan, dhe komunës i ishte premtuar edhe vitin e kaluar por ka mbetur pa u realizuar në mungesë të buxhetit për rregullimin e bazamentit të saj. Komuna ka kërkuar nga FSK-ja që të mbështes këtë project me transportimin e sallës së sportit e cila do të jetë nga konstruksioni metalik, montimin e saj dhe mundësisht edhe rregullimin e bazamentit të saj.

Nga ana e tij ministri Demolli e ka pranuar kërkesën e komunës së Kamenicës dhe është zotuar se do ta trajtojë atë dhe do të angazhohet personalisht që ky project të realizohet sa më parë.

Lidhur me këtë projekt Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani do të takoj edhe komandantin e KFOR-it Amerikan gjatë ditës së martë./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.