DYLON

Nënkryetari Matoshi priti përfaqësuesit e KCBS-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari I Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me udhëheqësin e personelit Faton Biqkaj, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Mbështetje të Bizneseve (KCBS), Burim Korqa, menagjer dhe Alma Qupeva zyrtare e kësaj organizate.

Nënkryetari Matoshi dhe shefi i personelit Biqkaj, kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë partner në implementimin e projektit si dhe për krijimin e strategjisë për të mbështetur gratë në biznes në komunën e Kamenicës. Për këtë qëllim u dakordua që niveli I bashkëpunimit me këtë organizatë të rritet në javët dhe muajt që po vijnë.

EkoHigjiena

Menagjeri i KCBS, Burim Korqa, theksoi se përmes projektit Të ndryshojmë Kosovën duke fuqizuar gruan, qëllimi kryesor është: Fuqizimi socio-ekonomik i grave në tri komuna: Kamenicë, Drenas, dhe Rahovec.

Korqa ka folur edhe për objektivat specifike të projektit të cilat janë:Vetëdijësimi i grave në biznes për rëndësinë dhe kontributin e tyre në zhvillimin e biznesit dhe komunitetit; Rritja e ndikimit të grave në biznes përmes krijimi i rrjetit joformal avokues të grave në biznes për të avokuar për çështjet me të cilat ballafaqohen gratë në biznes si dhe Krijmi i strategjisë komunale (për secilën komunë) për forcimin e pozitës së gruas në qeverisje dhe biznes dhe monitorimi i zbatimit të kësaj strategjie në praktikë. Poashtu KCBS vizitoi disa nga bizneset të cilat udhehiqen nga gratë, ato shprehën interesimin dhe gadishmërine e tyre për tu bërë pjesë e këtij projekti./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.