(2LONLINE) – Një delegacion i Komunës së Kamenicës i udhëhequr nga nënkryetari Fatmir Matoshi po viziton Republikën e Maqedonisë me ftesë të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale. Në kuadër të kësaj vizite sot u zhvilluan takime me ministrin e Vetqeverisjes Lokale Tahir Hani, me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi dhe me drejtuesit e dy universiteteve në Tetovë.
Në takim me ministrin Hani, nënkryetari Matoshi u interesua për projektet e Komponentës së dytë të Fondit IPA, në të cilat kanë aplikuar në partneritet disa komuna Kosovare dhe ato të Maqedonisë. Po ashtu në takim një prezantim për funksionimin e pushtetit local në Kosovë u bë nga Drejtori i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale Besnik Tahiri, pas të cilit u shkëmbyen ide dhe mendime për funksionimin më të mirë të qeverisjes lokale si në Kosovë edhe në Maqedoni.
Në një takim miqësor delegacioni u prit edhe nga kryetarja e Tetovës Teuta Arifi e cila foli për përvojat e saj si kryetrare komune dhe sfidat me të cilat ballafaqohet. Shembulli I mirë I kryetares Arifi I mirëprit pasi që ajo ka shkurtuar deri në katër herë shpenzimet komunale për të krijuar mundësi më të mëdha për investime në infrastrukturë. Në takim u fol për modelet e funksionimit të këshillave lokale sin ë Kosovë edhe në Maqedoni dhe shembujt më të mirë u përmendën ato amerikane dhe francize.
Delegacioni zhvilloj vizita edhe në dy univeristete, në atë shtetror të Tetovës dhe në Univeristetin e Evropës Juglindore ku u prit nga drejtuesit e këtyre institucioneve.
Përveq Nënkryetarit Fatmir Matoshi në këtë vizitë së bashku me përfaqësues të gjashtë komunave të Kosovës po marrin pjesë vijuesit e Akademisë për Qeverisje Lokale, Valon Maliqi, drejtor I Administratës së Përgjithshme, Venera Dërmaku – Rexha, drejtoreshë e Kulturës, Valdete Sopi, shefe e Protokollit dhe Faton Biqku, zëdhënës I Komunës së Kamenicës.
Akademia për Qeverisje Lokale është program i IQLK-së dhe udhëhhiqet nga Besnik Tahiri, Drejtor Ekzekutiv./2lonline/