DYLON

Nënkryetari Matoshi: Kamenica vend i qetë dhe i sigurtë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të cilën e ka udhëhqur nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi. Duke folur për sigurinë në komunë, nënkryetari Matoshi, ka thënë se është vlerësim i institucioneve lokale se kemi një situatë të qetë e të sigurtë në komunë dhe kjo në radhë të parë është meritë e qytetarëve tanë dhe e institucioneve të tjera përgjegjëse.

“Komuna u është mirënjohëse organeve të sigurisë, këshillave lokale, bashkësive fetare dhe të gjithë të tjerëve për angazhimet e tyre në aspektin e sigurisë në komunë. Duhet të jemi më të angazhuar tani në sezonin e verës për shkak të shtimit të numrit të pjesmarrësve në komunikacion pas ardhjes së mërgimtarëve, gjithashtu të angazhohemi për evidentimin e vendeve që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e njerëzve” ka thënë nënkryetari Matoshi.

EkoHigjiena

Komandanti i Stacionit Policor Kapiteni Nazif Hajrizi, ka thënë se në përgjithësi situata është e qetë dhe ditëve të fundit ka pasur disa raste të shpeshtuara të vjedhjes së kafshëve dhe ne po punojmë në zbardhjen e këtyre rasteve.

Për sigurinë kanë diskutuar edhe antëraët e tjerë të KKSB-së. Ndërsa në këtë këshill u prezentuan edhe ndryshimet e përbërtjes ku Bujar Fera do ta përfaqësoj Bashkësinë Islame dhe Ramiz Kryeziu komunitetin rom.

Në këtë takim u miratua plani i punës së KKSB-së në të cilin u shtuan edhe dy aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me fushata vetëdijësimi për rreziqet që paraqet trafikimi me qenie njerëzore dhe dhuna në familje si dhe ligjeratat nga ana e FSK-së nëpër shkolla për rrezikun e përdorimit të mjerteve piroteknike.

Plani i punës u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të KKSB-së. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.