(2LONLINE) – Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, nënkryetari i Gjilanit Rexhep Kadriu i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Labinotë Demi –Murtezi, ka vizituar sot Qendrën e Kujdesit Ditor – “Pema” me seli në Gjilan, e cila ofron mbështetje për personat me nevoja të veçanta.
Kadriu u njoftua nga përfaqësuesit e organizatës me nevojat dhe sfidat e personave me nevoja të veçanta, e posaqërisht për ata të prekur me autizëm.
Nënkryetari Kadriu ka thënë se mbështetja komunale në krye me kryetarit Haziri për personat me nevoja të veçanta do të jetë permanente, për t’ua bërë jetën sa më të mirë.
Me këtë rast, nënkryetari Kadriu ka dhënë pagën e tij te mujait mars, për ndihmë personave të prekur me autizëm.
Përfaqësuesit e organizatës kanë falënderuar nëkryetarin Kadriu për vizitën dhe për përkrahjen që morën nga Komuna e Gjilanit për t’ua bërë jetën sa më të lehtë personave me nevoja të veçanta. /2lonline/