DYLON

Nënkryetari Kadir Hysein viziton Drejtorinë e Administratës, takon drejtorin Elbasan Shabanin

Nënkryetari Kadir Hysein viziton Drejtorinë e Administratës, takon drejtorin Elbasan Shabanin
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit për komunitete, Kadir Hysein, bashkë me këshilltarin e Kuvendit të Komunës, Renan Imami, vizituan Drejtorinë e Administratës, ku u pritën nga drejtori Elbasan Shabani dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Gjendjes Civile Agron Idrizi.

Drejtori i Administratës, tregoi se në këtë takim u diskutua rreth çështjeve që lidhen me funksionimin e administratës komunale dhe shërbimet ndaj qytetarëve.

EkoHigjiena

“Gjatë takimit u bisedua për përmirësimin e proceseve administrative, rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile, si dhe bashkëpunimin institucional për t’u përgjigjur sa më mirë nevojave të qytetarëve të komunës së Gjilanit”, tha drejtori Elbasan Shabani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.