• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Nënkryetari Ismajli i njofton përfaqësuesit politik për masat lehtësuese për bizneset

Redaksia 2LONLINE 8 Maj, 2020 3 min
 Nënkryetari Ismajli i njofton përfaqësuesit politik për masat lehtësuese për bizneset

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini dhe anëtarët e Qendrës Operative Emergjente, kanë mbajtur takim me përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike në Kuvendin Komunal, Avdyl Aliu (LDK), Nevzad Isufi (VV), Riza Abdyli (PDK), Mimoza Kadriu (NISMA), Shemsedin Ramushi (AKR) dhe Ibish Ibishi (i pavarur).

“I njoftova me gjendjen aktuale me Covid19 në Komunën e Gjilanit dhe puna që po bëhet lidhur me masat parandaluese të përhapjes së saj. Po ashtu, informata lidhur me shpërndarjen e pakove sociale, numrin e tyre si dhe ndihma që po jepet për fermerët tanë, në mënyrë që ta kenë sa më të lehtë ballafaqimin me këtë situate”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

“Jemi dakorduar që të rishikohen masat lehtësuese për bizneset dhe operimin e tyre. Gjithashtu, njoftuam edhe për aksionin lidhur me pastrimin dhe gjelbërimin e ambientit në qytete e fshatra, si domosdoshmëri e kohës dhe si nevojë e patjetërsueshme lidhur me vetëdijësimin e qytetarëve karshi një ambienti më të pastër e më produktiv”, ka potencuar ai.

Ismajli ka falënderuar të gjitha subjektet politike, për pjekurinë e treguar lidhur me bashkëpunimin e tyre konstruktiv, me instancat komunale, për ta tejkaluar sa më lehtë situatën pandemike.

“Pjekuria politike, e shprehur në punën dhe përkushtimin ndaj qytetarëve, bënë që ne si Gjilan, të jemi komuna e vetme e cila ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm pozitë-opozitë. Kur bëhet fjalë për interesin jetik të qytetarëve, bëhemi bashkë për t’i orientuar politikat tona publike, që janë në interes të të gjithë qytetarëve”, ka thënë Ismajli.

Në emër të subjekteve politike të Gjilanit, kryesuesja e Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se angazhimi i partive politike në këtë fazë ka qenë në funksion të përkrahjes së institucioneve në nivel të komunës për ta përballuar sa më lehtë pandeminë globale, e cila ka prekur një numër të qytetarëve tanë dhe prej tyre janë shënuar edhe raste të vdekjes.

Etiketa:aktuale
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Kamenicë

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit

9 Gusht, 2022
Policia

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

9 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Aktakuzë kundër dy personave për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të jetë me dy linja

9 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com