Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka vizituar fermerin nga Pogragja, Kushtrim Aliu dhe kryefamiljarin, Rexhep Aliu, të cilët i ka përgëzuar për përkushtimin që kanë.
“Ky biznes i tyre është një biznes familjarë, i cili gjithçka ka filluar nga financimi vetanak dhe ka arritur të rritë numrin e gjedheve, duke i kultivuar ato dhe duke krijuar të hyra familjare nga to. E falënderojë shumë, Kushtrim dhe Rexhep Aliun, të cilët po tregojnë kulturë të mirë udhëheqje në këtë fushë”, ka thënë nënkryetari Ismajli, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Nënkryetari Ismajli tha se institucionet e komunës do të jenë në krahë të çdonjërit prej fermerëve duke u munduar t’i dalin në ndihmë me mundësitë dhe kapacitetet që i ka komuna, pasi që, siç tha ai: “konsiderojmë se, blegtorë si, Kushtrimi dhe Rexhepi, janë ata të cilët e gjenerojnë ekonominë vendore, dhe krijojnë mirëqenie për familjet e tyre”. /2LONLINE.com/