DYLON

Nënkryetari Ismajli dhe ekipi i KFOR-it GBR-TU garantojnë angazhimin maksimal për siguri të përgjithshme dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve lokale

Nënkryetari Ismajli dhe ekipi i KFOR-it GBR-TU garantojnë angazhimin maksimal për siguri të përgjithshme dhe mbarëvajtje të zgjedhjeve lokale
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur në takim pune ekipin e KFOR GBR-TU, për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme dhe në veçanti mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

Ismajli ka falënderuar ekipin e KFOR-it GBR-TU për interesimin e vazhdueshëm për sa i përket aspektit të sigurisë së përgjithshme në vend dhe për proceset tjera të rëndësishme të sigurisë në përgjithësi, që është edhe organizimi i lirë dhe demokratik i zgjedhjeve nga ana jonë.

EkoHigjiena

“Është aspekt shumë i rëndësishëm që duhet të kalojmë nëpër filtrat e vullnetit të plotë të sovranit dhe për këtë Komuna e Gjilanit garanton që do të respektoj plotësisht kushtet, rregullat dhe ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë mes tjerash ai.

Ekipi i KFOR-it ka uruar që organizimi I zgjedhjeve në nivelin lokale të kaloj si një proces i mbarë demokratik, me shprehje të vullnetit dhe kulturës së lartë demokratike, duke dëshmuar kështu që  përmes shprehjes së vullnetit qytetarë gjatë gjithë kohës që nga hapja e fushatës e deri në çertifikim të rezultateve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.