DYLON

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i bënë bashkë kryetarët e Degëve të Rajonit të Lindjes për koordinim sa më të mirë për zgjedhjet e 17 tetorit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i bënë bashkë kryetarët e Degëve të Rajonit të Lindjes për koordinim sa më të mirë për zgjedhjet e 17 tetorit
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, njëherësh kryetar i Degës në Gjilan, ka bërë bashkë sot kryetarët e Degëve të Rajonit të Lindjes, për koordinim sa më të mirë për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në takim kanë marrë pjesë kryetarët e Degëve të Vitisë, Kamenicës, Novobërdës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Kllokotit e Shtërpcës, përkatësisht Sokol Haliti, Jetoj Biçkaj, Bajrush Ymeri, Lutfi Zharku, Shkëlqim Jakupi, Hyrijete Jusufi, Përparim Rexhepi e Vali Ahmeti, sikurse edhe Arbër Ismajli, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan.

EkoHigjiena

“Gjatë takimit u tha se po konfirmohet angazhimi maksimal për fitoren e madhe të LDK-së më 17 tetor, pasi që tashmë edhe me sondazhet e fundit Lidhja e Ibrahim Rugovës po udhëheq bindshëm në të gjitha komunat e regjionit të lindjes”, thuhet në komunikatë.

Kryetari Haziri ka falënderuar kryetarët e Degëve të LDK-së për prezencën dhe kontributin e tyre, duke thënë se koordinimi mes vete si regjion është shembulli më i mirë në nivel vendi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.