DYLON

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi vizitoi Medvegjën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari për komunitete Dragisa Savic, këshilltarja e qeverisjes lokale nga UNDP/CDF Vjollca Behluli dhe zyrtari për informim Berat Murina kanë vizituar Komunën e Medvegjës.

Pas takimit me kryetarin e Komunës së Medvegjës është lëshuar një deklaratë e përbashkët.

EkoHigjiena

Deklarata e plotë:

Komuna e Kamenicës dhe Komuna e Medvegjës në takimin e mbajtur me datë 25. Shtator 2014 në ndërtesën e komunës në Medvegjë, në mes të Kryetarit të Komunës së Medvegjës z.Slobodan Draskovic dhe Nën Kryetarit të komunës së Kamenicës z. Fatmir Matoshi , diskutuan dhe u dakorduan që bashkërisht të angazhohen për pikat në vazhdim:

1. Hapja e vendkalimit kufitar në Kapi të fshatit Sfircë, është në interes të të dyja komunave, për arsye të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave . Për më tepër, hapja e këtij vendkalimi do të ndikonte dukshëm në zhvillimin ekonomik të të dyja komunave, marrë për bazë potencialin e zhvillimit të turizmit që kanë të dyja komunat.
2. Komuna e Medvegjës dhe Kamenicës janë dakorduar që të fillojnë bashkëpunimin në sferën e kulturës dhe sportit si dhe të iniciojnë këmbimin e përvojave me interes të përbashkët
3. Komuna e Medvegjës dhe Kamenicës janë dakorduar që në të ardhmen të fillojnë iniciativën e bashkë-aplikimit në Fondet e IPA-s, e cila do të ndikonte në zhvillimin e të dyja komunave.

Në takim morrën pjesë edhe Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës z. Florim Sahiti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit si dhe Nënkryetari nga komuna e Kamenicës z. Dragisa Savic dhe anëtarë të tjerë të kabinetit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.